“Nuk dua të shkoj në Londër. Fokusi im është vetëm te Borussia. Ua kam thënë këtë edhe atyre që janë në drejtim të Zvicrës”, ka thënë 19-vjeçari.
Edhe pse nuk do të jetë pjesë e Olimpiadës, Xhaka do të mund të paraqitet për ekipin senior të Zvicrës më 15 gusht për ndeshjen kundër Kroacisë.
“Vendimi i tij është i mirë jo vetëm për Borussian, por edhe Granitin. Ne besojmë se kemi gjetur një kompromis të mirë. Është e rëndësishme që ai të jetë pjesë e para-sezonit për klubin e ri. Por karriera e tij me ekipin kombëtar po ashtu është e rëndësishme, ashtu që ai do të mund të luajë për ndeshjen kundër Kroacisë në gusht”, ka thënë drejtori sportiv i M’gladbach, Max Eberl
Xhaka nënshkroi me Borussia Monchengladbach në muajin maj pas disa sezonesh të suksesshme te Baseli.





