Argjentinasi sezonin e kaluar shënoi 24 gola për Interin në 33 paraqitje në Serie A, pavarësisht se ekipi përfundoi në pozitën e gjashtë të tabelës.
“Ne shpresojmë të fillojmë sezonin e ri më mirë se që përfunduam të kaluarin. Fillimi i sezonit është vendimtar”, ka thënë Milito për Mediaset.
“A po synojmë Scudetton këtë sezon? Në të vërtetë ne do të luajmë për të gjitha objektivat”, ka shtuar argjentinasi.





