West Ham ofron 17 milionë për Carroll

West Ham United është duke përgatitur një ofertë serioze në vlerë prej 17 milionë eurosh për sulmuesin e Liverpoolit, Andy Carroll.

Sulmuesi u është ofruar Hammers-ave në formë huazimi me mundësi të shndërrimit të transferimit në të përhershëm verën e ardhshme nëse klubi shmang rënien nga Liga Premier.

Carroll, 23-vjeçar, mendohet se nguron të transferohet në Upton Park dhe preferon të luftojë për vend te Liverpooli, edhe pse menaxheri i ri Brendan Rodgers nuk e sheh atë si startues të rregullt.

Sulmuesi preferon edhe një rikthim te ish-klubi i tij Newcastle, që ka ofruar ta huazojë atë me mundësi blerje për 15 milionë euro në fund të sezonit.

Por Liverpooli kërkon 20 milionë funte për lojtarin, shumë të cilën nuk është në gjendje ta paguajë as West Hami, klub që është i gatshëm të japë më së shumti 17 milionë eurove.