VIDEO e fluturimeve: Guardia Di Fiananza zbulon 62 plantacione me dhjetëra hektarë kanabis në Shqipëri

VIDEO e fluturimeve: Guardia Di Fiananza zbulon 62 plantacione me dhjetëra hektarë kanabis në Shqipëri:


Guardia di Finanza ka publikuar sot një video të misionit të saj në Shqipëri për zbulimin e plantacioneve të kanabisit. Në njoftimin e Guardia di Finanza thuhet se janë zbuluar plot 62 plantacione sekrete gjatë fluturimeve të tyre në Shqipëri. Avioni i Guardia di Finanza, i pajisur me sensorë të veçantë, ka zbuluar plantacionet në zonat më të vështira malore në Shqipëri, të veshura me shumë bimësi e deri mes zonave të banuara. Italianët e Guardia di Finanza kanë vepruar së bashku me Fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Dytë të Napolit. Operacioni i tyre ka zgjatur nga 4 deri më 21 korrik. Të dhënat i janë dorëzuar Policisë së Shtetit në Shqipëri.