FRIKË NGA PYETJET

Blaga Dimitrova
(1922-2003)

Ju keni frikë nga pyetjet e mia,
zoti kryetar, zoti kryeministër!

Babai ka frikë nga pyetjet e të birit.
Mësuesi ka frikë nga pyetjet e nxënësit.
Burokrati ka frikë nga pyetjet e poetit.
Gerigu nga pyetjet e Dimitrovit.

Njeriu ka lindur për të bërë pyetje.
Kujt ? Gjithkujt që tutet nga pyetjet.
Madje edhe atyre që s`gjegjen kurrë :
Vdekjes, Gjithësisë, Amshimit.

Mos pusho së pyeturi nga djepi gjer në varr!
Qofsh edhe në pranga a me vdekje dënuar,
Qofsh edhe gojëkyçur a zë në shkretëtirë,
Bëje të fundit pyetje me gjuhën e gjakut të valë!

Ç`tmerr nëse edhe ti vetë, o mik,
Nga pyetjet e tua ke frikë!

Sofje, 1971

Blaga Dimitrova
(1922-2003)

Related Posts: