Goditja nga dielli
Shfaqet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura. Shenjat e goditjes janë dhimbje shumë të forta koke, skuqje e fytyrës, dhimbje e vazhdueshme e syve, humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallë ndodh vdekja. Pikërisht për këtë arsye mjekët këshillojnë që të bëhet largimi i menjëhershëm i të goditurit nga dielli dhe vendoset në një vend me hije, të freskët dhe të ajrosur. I vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, i jepet të pijë lëngje të freskëta. Por për të parandaluar këtë fenomen duhet që të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës
Shqetësimet/fëmijët
Në rastet kur fëmija ka temperaturë, mbi 37.5 gradë, ose nëse fëmija ka të vjella, heqje të barkut, që nuk janë në normat e zakonshme, prindërit duhet të drejtohen menjëherë në poliklinikat apo spitalet më të afërta. Në çdo qendër mjekësore është vënë në dispozicion dhoma e rihidratimit, ku të sëmurit i bëhet serum për zëvendësimin e lëngjeve të humbura. Pikërisht për këtë grupmoshë mjekët këshillojnë që fëmijët nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë pas orës 10.00 deri në orën 19.00, pasi rrezet e diellit janë tepër të nxehta. Të pinë sa më tepër lëngje për të zëvendësuar ato të humbura, të vishen me rroba të lehta e pambukta. Ndërsa për më të rriturit këshillohet që gjatë këtij sezoni të konsumojnë perime dhe fruta të freskëta. Janë të rëndësishme, pasi hidratojnë trupin dhe i japin lëngjet që ka nevojë më shumë, në mënyrë më natyrale.
Sëmundjet
Uji është ndihmësi më i mirë për t´i shpëtuar vapës, sepse vera është stina që than më tepër lëngjet e trupit. Pirja sa më e shpeshtë e lëngjeve natyralë, si lëng portokalli, është mjaft i rëndësishëm. Gjithashtu, gjatë këtij sezoni të nxehtë këshillohet të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, sepse japin sasinë e nevojshme të ujërave, që nuk mund të merren as nga lëngjet. Të evitohet qëndrimi jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Helmimet
Gjatë kësaj kohe është i domosdoshëm konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta. Këto janë edhe më të rëndësishme, pasi hidratojnë trupin e njeriut dhe i japin lëngjet që ka nevojë më shumë, në mënyrë më natyrale. Për të shmangur helmimin e shkaktuar nga ushqimet duhet higjienë dhe gatim i plotë i ushqimeve. Kujdes më të madh u duhet kushtuar atyre ushqimeve, që mund të prishen shumë shpejt. Çrregullimi është i lidhur ngushtë me të nxehtin dhe higjienën e të ngrënit. Qumështi, kërpudhat apo vezët janë mjaft të ushqyeshme dhe të nevojshme për këtë sezon, por duhet të gatuhen mirë dhe të mbahen në frigorifer. Shumë e rëndësishme është që ushqimi të gatuhet aq sa mund të hahet brenda një ditë.
Këshilla për vapën
1-Duhet të pini më shumë se tre litra ujë në ditë
2-Mos konsumoni lëngje me përmbajtje kafeine, alkooli, apo sasi të mëdha sheqeri, gjë që do të sillte humbje lëngjesh nga organizmi.
3-Qëndroni brenda, nëse është e mundur në ambiente me ajër të kondicionuar, nga ora 10 deri në orën 17
4-Banjat me ujë të vakët dhe sa më të shpeshta janë të këshillueshme
5-Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelëta
6-Kujdes të veçantë duhet të tregojnë fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë me probleme kardiovaskulare të hipertensionit dhe diabetikët
7-Vizitoni fëmijët dhe të rriturit me probleme të shëndetit periodikisht
8-Nëse jeni të detyruar të qëndroni në të nxehtë duhet të kufizoni orët e qëndrimit jashtë duke preferuar orët e mëngjesit dhe mbrëmjes
9-Nëse jeni të detyruar të ushtroni aktivitet fizik, duhet të konsumoni 4 gota lëngje joalkoolike në orë
10-Përpiquni të ecni në hije
11-Mbani kapele me strehë të gjerë, syze dielli cilësore me filtër mbrojtës dhe kremra mbrojtës
12-Qumështi,është një ndër produktet që nuk duhet të mungojë asnjë ditë në tryezën e qytetarëve
13-Kërpudhat apo vezët janë mjaft të ushqyeshme dhe të nevojshme për këtë sezon, por duhet të gatuhen mirë dhe të mbahen në frigorifer
14- Shumë e rëndësishme është që ushqimi të gatuhet aq sa mund të hahet brenda një ditë.
7 orë
në ditë sipas mjekëve kardiologë duhen evituar këto ditë të nxehta, ata këshillojnë që fëmijët dhe të moshuarit dhe personat që kanë probleme shëndetësore të mos dalin nga ora 10-17 të mbrëmjes.
2 këshilla
japin mjekët për të gjitha grupmoshat, kryesisht ata këshillojnë që të përdoret ujë, por jo shumë i ftohtë pasi në këtë mënyrë dëmtohet stomaku. Sipas specialistëve duhen evituar pijet alkoolike.
4 gota
ujë në një orë duhet të konsumojnë të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës që kanë. Është e ndaluar përdorimi i pijeve që kanë në përbërjen e tyre kafeinë ose gaz, pasi nuk ndihmojnë në këto ditë të nxehta.
3 sëmundje
që janë diabeti, zemra dhe tensioni e kanë armikun kryesor vapën, pikërisht për këtë arsye pacientët që vuajnë nga këto diagnoza duhet ti evitojnë lëvizjet e tyre, përveçse pasdite.
3 mjete
të rëndësishme për lëvizjen gjatë vapës nuk duhet të mungojnë në çantën e asnjë njeriu, bëhet fjalë për kapelet, syzeve të diellit të cilat duhet të jenë me filtër të madh mbrojtës si dhe kremit mbrojtës për lëkurën.





