Spursat më herët kishin ofruar 15 milionë për Lloris, por klubi francez e kishte refuzuar ofertën. Megjithatë negociatat për transferimin e 25-vjeçarit raportohet se vazhdojnë dhe besohet se vetë lojtari dëshiron të ndërrojë ambient.
Lyoni e vlerëson portierin me 20 milionë funte dhe është i gatshëm ta shesë për të ulur harxhimet, pasi humbi pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.





