The Sun shkruan se “qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë funte për Van Persien, edhe pse autori i 37-golave pritet të veshë fanellën e Arsenalit në miqësoren kur dy ekipet do të përballen në Pekin, më 27 korrik.
City, që nuk dëshiron të paguajë më shumë se 20 milionë funte, po ashtu dëshiron ta ofrojë Edin Dzekon në një ofertë lojtar-plus-para.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, gjithmonë ka qenë admirues i madh i Dzekos, por do ta ketë të vështirë të pranojë kërkesat e boshnjakut, i cili merr 130 mijë funte në javë.





