Fernando Torres fitoi Këpucën e Artë të këtij evropiani dhe pos këtij suksesi, Spanja ashtu si lojtarë të tjerë thyen edhe shumë rekorde tjera me triumfin historik.
“Mendoj se bëmë atë që duhej bërë dhe e kemi lënë më të mirën për fund. Për këtë kemi pasur nevoj që të jemi kampionë. Është kënaqësi e madhe, e pa besueshme për t’u përshkruar. Ju vetëm mund të kujtoni ndjenjën e njëjtë kur përsëri ngrisni një trofe”.
“Jam shumë i lumtur që kemi mundur ta bëjmë Spanjën krenare me ne. Kjo është gjëja më e rëndësishme, t’i shohim fansat të festojnë dhe të kënaqen me lojën. Është diçka që nuk do të harroj”, është shprehur Torres.