Dihet se Mourinho është fans i madh i Ibrës dhe është Mino Raiola ai që ka refuzuar të garantojë të ardhmen e klientit të tij për Il Corriere dello Sport.
“Unë nuk mund të garantoj nëse Ibra do të mbesë te Milani. Gjithçka varet prej tyre”, ka theksuar Raiola.
Mediat italiane raportojnë po ashtu se Galliani është shumë i interesuar për Xabi Alonson, por se nuk ka të holla për ta transferuar atë. Kështu, në tavolinë mund të jetë një marrëveshje shkëmbimi.