Torres, i cili të martën iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në turneun në Shtetet e Bashkuara pas pushimit të zgjatur pas Euro 2012, është i bindur se do të shtojë edhe një trofe në sezonin e ri.
“Do të më pëlqente ta fitoj Ligën Premier. Shpresoj kjo të ndodhë këtë vit, por sigurisht ne do të duhet të luftojmë shumë për këtë”, ka thënë Torres.





