London Evening Standard shkruan se Cazorla ia ka bërë të ditur Arsenalit se dëshiron një transferim në Emirates Stadium.
Edhe Arsene Wenger është i interesuar të nënshkruajë me 27-vjeçarin spanjoll dhe shpreson një ofertë në vlerën 15 milionë eurove të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij.
Cazorla ka një klauzolë blerëse në vlerën e 45 milionë eurove në kontratën e tij, por me Arsenalin që as mund t’i afrohet kësaj shume, shqetësimet financiare të Malagas mund ta detyrojnë klubin ta shesë atë për një shumë më të vogël.