Cilësia
Burrat më përdorim më të madh të celularit kishin probleme më të mëdha me cilësinë e spermës së tyre, aftësinë për të lëvizur përpara të spermës një faktor thelbësor në derdhjen për të ngjizur një fëmijë. Studiuesi Ashok Agarëal shprehet “Pothuaj 1 bilion njerëz po përdorin celularë në ditët e sotme dhe numri po rritet me 20% apo 30 për qind në vit, nëse kjo vazhdon edhe për 5 vjet të tjera numri i burrave me sterilitet do të dyfishohet. Njerëzit përdorin telefonat celularë pa menduar për pasojat, pasi përdorimi i tyre mund të ketë një efekt të pamënjanueshëm në sterilitetin e tyre.
Gjithsej 361 burrat që morën në studim u ndanë në katër grupe, 40 të cilët nuk kanë përdorura asnjëherë celular, 107 të cilët e përdorin atë më shumë e 2 orë në ditë, 100 burra që i përdorin 2 orë në ditë dhe 114 të cilët bëjnë telefonata për më shumë se 4 orë. Gjetja më e madhe ishte se në matjet që u bënë për fuqinë e spermës pra në sasi, lëvizshmëri, realizueshmëri dhe paraqitje pati ndryshime të dukshme ndërmjet grupeve.
Rezultati
Sa më i lartë të ishte përdorimi i telefonit aq me e lartë ishte ulja e këtyre masave. Prof. Agarëal vazhdon “Kjo është shumë e qartë dhe domethënëse, rezultatet janë tepër shqetësuese pasi ndikon drejtpërdrejt në sterilitetin e tij. Qelizat që formojnë spermën dëmtohen nga rrezet elektromagnetike të telefonit duke çuar kështu në rënie të prodhimit hormonal dhe lëvizshmërinë e spermës. Sytë, gjoksi dhe testikujt janë pjesët e trupit më të ndjeshme ndaj energjisë dhe shumë burra mund të mbajnë celularet e tyre në rrip, pra shumë afër testikujve. Dërgimi i mesazheve harxhon më pak energji se sa të folurit, por mund të jetë rrezatim më i shpejtë ,sidomos në tren. Përgjithësisht njerëzit që përdorin celularin për më shumë se 4 orë u duhet të qëndrojnë më shumë ulur, pra më afër testikujve, duke konsumuar më shumë ushqim dhe duke rritur shkallën e stresit faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në sterilitetin e një mashkulli.
Marrë nga “Newsweek”
Tampons
(Tampona)
Tapë pambuku e cila përdoret nga femrat gjatë ciklit menstrual për të mënjanuar rrjedhjen e gjakut.
Thrush
(Mugth)
Një infeksion i përhapur i shkarkimit vaginal. Nuk është një sëmundje e transmetueshme seksualisht, por përkeqësohet gjatë një akti seksual. Mund të shkaktojë dhimbje të penisit dhe mund të mjekohet në pak kohë,
Transvestite/transsexual
(Travestitë)
Quhet dikush të cilit i pëlqen të vishet me veshje të seksit të kundërt me të, ose dikush që dëshiron të ndryshojë seksin e tij duke iu nënshtruar një operacioni.
Trichomoniasis
Një parazit i vogël që mund të shkaktojë shkarkimin vaginal duke marrë nuancë në jeshile. Trajtohet me pilula dhe kremra dhe mund të infektojë si femrat edhe meshkujt.
Unprotected sex
(Seks i pambrojtur)
Seks i cili mban rrezikun e një shtatzënie apo të një infeksioni.





