Ulçera tek fëmijët
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh
Lëngjet
Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteriet nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulçerë dhe mbas një kohe të gjatë mund t’i japë shtysë tumoreve në stomak. Por procesi dëmtues shfaqet vetëm në disa të infektuar, jo tek të gjithë. Bakteriet përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore. Ky bakter veçon disa lëndë të veçanta sheqerore në sipërfaqen e qelizave të cilat ndryshojnë në paraqitje duke u varur nga se cilit grup gjaku i përket individi, A, B, ose 0. Aty nguliten bakteriet dhe vjedhin mjetet e jetesës nga sheqeri. Ndryshimi që bëjnë bakteriet u jep atyre disa përparësi: përhapen më lehtë ndërmjet individëve me grupe të ndryshme gjaku, kështu mund të infektojnë shumë vetë dhe në këtë mënyrë kanë mundur të përhapen në të gjithë botën. Efekti ngjitës ndryshon nga një lloj bakterie në një tjetër si dhe me kohën, çfarë mund të shpjegojë simptomat e ndryshme të infeksioneve. Prej nga pothuajse asnjë reaksioni deri tek plagë të rënda stomaku. Shpresat janë të arrihet të zhvillohen ilaçe të reja që pengojnë lidhjen dhe ndërpresin procesin e ngjitjes. Një vaksinë e mbështetur tek lënda BabA është gjithashtu duke u provuar midis të tjerash nga grupi i Umeå’s. Ajo mund të stërhollohet tashmë dhe le të shpresojmë se mund të bëhet më e efektshme. Sipas specialistëve, nikotina, ose ndryshe përdorimi I duhanit I marrë në mënyrë të rregullisht mund të shkaktojë një rritje të acideve yndyrore në gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj në ritmin e zemrës (rritjen) dhe ngushtimin e enëve të gjakut, mund të rrisë shancin për sëmundje të zemrës si dhe ato të qarkullimit; përfshire anginën, presion të lartë të gjakut, sëmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e tromboze koronare. Gjithashtu efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike.
Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulcerë
Kafeja, këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, produktet me kafeinën janë tepër të këshillueshme edhe për. Por, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatëzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulcerën në stomak
Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulcerën
Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja, dhe pijet kola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku( në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Shumë medikamente janë në përdorim për kontrollin e nivelit të acidit në stomak, mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulcera shërohet.
Ushqimet me yndyrë, dëmtojnë stomakun
Përdorimi i ushqimeve me yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh¸ por ato janë shkak edhe për dëmtimin e stomakut. Fillimisht yndyra dëmton muret e brendshme të stomakut, më pas dëmi avancohet, deri sa dhimbja e stomakut kthehet në kronike dhe njerëzit e kanë të vështirë ti konsumojnë ushqimet si më parë.
Këshilla
1-Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë
2-Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.
3-Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak
4-Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.
5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulçerë, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.
6-Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyrna.
7-bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.
6 këshilla
japin mjekët për të gjithë pacientët që kanë probleme me ulçerën në stomak, pavarësisht moshës së tyre. Përfshihen ushqimet dhe pijet gjatë ditës.
3 fruta
duhet të përdorin, të sëmurët më stomak, bëhet fjalë për hurmat, bananet dhe bajamet të cilat janë të pasura më kalium, magnez, dhe shumë proteina dhe fibra.
1-12 muajsh
është mosha gjatë së cilës edhe një foshnje mund të ketë probleme me stomakun, shqetësimet e tij paraqiten me të vjella të ushqimit në mënyrë të vazhdueshme, në këtë rast duhet të këshilloheni me mjekun.
1 femër
në 14 të tilla kanë probleme me stomakun, madje pjesa më e madhe e tyre janë me ulcerë në stomak. Kjo krijohet pasi ato kanë abuzuar me ushqimin e tyre , kanë përdorur shumë yndyrna dhe pak fruta.
2 përbërës
që janë alkooli dhe nikotina, janë dëmtuesit më të mëdhenj të mureve të brendshme të stomakut, përdoruesit e rregullt të këtyre dy produkteve përbëjnë edhe numrin më të madh të pacientëve me ulcerë në stomak.





