Ja mënyra se si mund t’i dallojmë ato:
Migrena – Një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta. Kriza e provokuar nga një zgjerim i tepërt dhe i papritur i enëve të gjakut në kafkë, mund të zgjasë nga 4-72 orë dhe ka tendencë të rikthehet. Ata që janë me fat i lajnë hesapet një herë në gjashtë muaj, të tjerë çdo muaj dhe madje edhe çdo javë. Gratë vuajnë më së shumti nga një dhimbje e tillë.
Cefalea e përqendruar – Kjo është forma më e dhimbshme, por edhe më e rralla; ajo godet një në 1000 vetë, veçanërisht meshkujt. Është një dhimbje që zgjat pak, nga një çerek ore deri në tre orë, por mund të jetë e padurueshme. Cefalea e përqendruar godet syrin e mollëzat dhe goditjet e saj nuk janë kurrë të izoluara. Ato shfaqen në periudha dhe orë fikse: për shembull, gjatë çdo ndryshimi të stinëve dhe gjithmonë në mëngjes e në mbrëmje.
Cefalea tensive – Ky është “rrethi klasik në kokë” (një lloj kaske therëse që e shtyp kokën) dhe nuk është kurrë shumë e fortë. Një dhimbje e tillë varet nga një shtrëngim i madh i muskujve të qafës apo të shpatullave, që shkaktohet nga qëndrimi jo i mirë, nga përtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janë gjithmonë të qarta dhe dhimbje të ndryshme të kokës mund edhe të bëhen së bashku. Atëherë, si mund të kuptojmë se cilit grup i përket dhimbja jonë? Nëse vuani shpesh, sistemi më i mirë është të mbani një ditar ku mund të shënoni numrin e goditjeve, frekuencën e tyre dhe tipin e dhimbjes. Më pas, këtë ditar mund ta çoni tek një specialist që ta shohë dhe të japë diagnozën e duhur. Në rast se dhimbja e kokës është rastësore dhe jo edhe aq e fortë, ditari nuk ka çfarë duhet, por një kurë është e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare të jetë, çdo dhimbje koke ka ilaçin e saj “lehtësues”.
Zgjidhja sipas masës
Është shumë e rëndësishme të ndërhyhet shpejt, madje në disa raste edhe për të parandaluar. Një ndërhyje e tillë shërben jo vetëm për të ulur kohën dhe frekuencën e dhimbjeve, por edhe për të evituar që dhimbja të bëhet kronike. Nëse nuk kurohen, dhimbjet e përsëritura të kokës kanë prirje të shfaqen sërish dhe çdo herë me një intensitet më të madh. Më poshtë jepen emrat e ilaçeve më efikase për këto dhimbje:
Për lehtësimin e migrenës dhe cefaleas tensive:
analgjezikët dhe anti-inflamatorët – Janë ilaçet më të përdorura, me të cilat abuzohet në shumicën e rasteve. Ato arrijnë të bllokojnë çlirimin e prostaglandinave, të cilat janë molekulat përgjegjëse të dhimbjes. Më të zakonshmit janë paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, që është më efikasja për migrenën, sepse është edhe ngushtuese e enëve të gjakut. Megjithatë, këto lloj tabletash janë të përshtatshme për dhimbjet sporadike dhe të lehta, por jo në rast se dhimbja e kokës është e vazhdueshme: në këtë rast, ka rrezik të mbytesh kot së koti me pilula.
Migrena dhe cefalea e përqendruar
Ilaçet janë triptanët. Ato janë arma më e mirë sepse riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, neurotransmetuesit që rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanët veprojnë në harkun kohor prej dy orësh dhe mund të merren edhe në momentin kur dhimbja ka filluar. Ilaçe të tilla kanë një avantazh të veçantë: ato nuk luftojnë vetëm dhimbjen, por edhe simptomat e tjera, si marrjen e mendve dhe të vjellat. Nuk ka triptan më të mirë se të tjerët. Efikasiteti i tyre varion nga një pacient tek tjetri. Për të zgjedhur “të duhurin” duhet të kontaktojmë me mjekun. Më i përhapuri është sumatriptani; përveç këtij, në farmaci mund të gjenden edhe rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani. Ky i fundit vepron ngadalë, por efekti i tij zgjat më tepër, prandaj përdoret shpesh edhe për parandalimin e dhimbjes.
Cefalea tensive: qetësuesit.
Ilaçe të vjetra si valiumi, të marra në doza të vogla, mund të shërbejnë për të qetësuar muskujt dhe për t’i dhënë fund dhimbjes.
A është pilula e duhur?
Zbuloni të vërtetën me anë të testit…
Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po’ ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:
• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?
• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?
• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?
• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?
Shënim:
Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast, është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.
Ushqime me fibra, për të evituar sinozitin
Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në
funksionimin e organeve. Dhjetë faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së sinozitit, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteoriale, dhe helmet e ndryshme. Tre janë medikamentet
që përdoren për kurimin e sinozitit, medikamentë që kryesisht përmbajnë kafetinë. Ato përdoren dhe janë të këshillueshme jo vetëm për pacientët në vendin tonë, por në të gjithë botën.
Fitnesi largon spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës. Tre forma të spondiliatrozës njihen nga mjekësia. Ato janë migrena e zakonshme, e veçantë dhe ajo me orar. Sipas mjekëve spondiliatroza me orar është më e rrezikshme.
Barishtet që kurojnë migrenën
Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me Mjekësi Popullore. Madje shkencëtarët e quajnë këtë si Mjekësi Alternative. Pasi sipas tyre barishtet që i përdorim për mjekim në Mjekësi Popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjese e ushqimit të përditshëm që njerëzit bashkëkohor gjithnjë e më shumë janë duke i përdorur.
Tre forma të migrenës njihen nga mjekia. Ato janë migrena e zakonshme, e veçantë dhe ajo me orar. Sipas mjekëve migrena me orar është më e rrezikshme. Ndërkohë që 10 faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së migrenës, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteoriale.





