Kiliani u transferua në Camp Nou në vitin 2011 për 37.5 milionë euro, mirëpo në sezonin e tij debutues u godit nga disa lëndime që ia pamundësuan të luante në formën e duhur.
“Faleminderit të gjithë atyre që punuan me mua, tash e njoh më mirë trupin tim”.
“Këtë vit shpresoj të mos lëndohem shpesh, në mënyrë që të bëj paraqitje më të mira. Shpresoj të jem më i rregullt dhe më i qëndrueshëm”, ka deklaruar Sanchez për El Mundo Deportivo.





