Futbollisti turk u transferua te Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin bazë, prandaj është spekuluar për largimin e tij.
“Kthimi i Sahinit te ne nuk është planifikuar, as nga ai e as nga ne”.
“Sido që të jetë, ai është një djalosh me një të kaluar te Dortmundi dhe ai vjen nga ekipi jonë i të rinjve, prandaj nuk do ta mohoja asnjëherë një rikthim”, ka deklaruar Watzke për Sport Bild.





