Kiliani u transferua në Camp Nou nga Udinese në sezonin e kaluar për 26 milionë euro, mirëpo lëndimet nuk e kanë lejuar të tregojë cilësitë e tij.
“Alexis është me skuadrën qe një kohë. Sezonin e kaluar pati fat të keq me lëndimet, por ai do të jetë lojtar i rëndësishëm për Barcën”, ka thënë argjentinasi për faqen zyrtare të Blaugranëve.





