Rossonerët i shitën dy lojtarët kyçë te Paris Saint-Germaini këtë verë, ndërsa paraprakisht larguan veteranët Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf, Filippo Inzaghi, Gianluca Zambrotta e Alessandro Nesta.
“Nuk mendoj se Milani po vuan. Është e qartë se klubi ka humbur dy lojtarë fenomenalë”.
“Por, ky ishte klub i madh përpara ardhjes së Ibrahimovic dhe Thiago dhe do të mbetet i madh pa ta”, ka thënë mesfushori për Gazzetta dello Sport.





