Mattia Destro arriti këtë javë nga Siena, por Giallorossët pritet të sjellin edhe disa fytyra të reja.
“Ne synojmë të krijojmë një ekip që do të na bëjë neve më konkurrues në Serie A dhe jemi të sigurt se do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.
“Ne do të vazhdojmë përmirësimet pasi e dimë se na mungon diçka për t’u bërë edhe më të fuqishëm. Tregu është ende i hapur deri në fund të gushtit, andaj ne shpresojmë të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Baldini.





