Skuadra e Milanit vetëm sa është zvogëluar si në kualitet edhe në numër nga sezoni i kaluar, por Abate shpreson se gjithçka do të rregullohet deri në fillim të sezonit.
“Është shumë herët të bëjmë vlerësime. Derisa Presidenti Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani janë këtu, jam i sigurt se deri më 31 gusht ne do të kemi një ekip konkurrues”.
“Jam i lumtur që Mattia De Sciglio po ia del mbamë, pasi ai erdhi nga akademia e të rinjve si unë dhe e di se çfarë do të thotë të veshë fanellën e Milanit”.
“Çdokujt do t’i mungojë Ibrahimovic, por të vish këtu dhe të mos shohësh njerëz si Gattuso, Nesta dhe Inzaghi është vërtetë e çuditshme. Këtë vit të gjithë kemi mbi supe më shumë përgjegjësi”, ka thënë Abate.





