Revista amerikane, Kate Middleton me dhëmbë të krimbur, si e ardhmja e Britanisë


Për një person me të vërtetë të bukur si Kate Middleton, kjo nuk është aspak e këndshme. Imazhi i dukeshës së Cambridge është nëpërkëmbur në kopertinën e një reviste amerikane, duke i vendosur me anë të fotoshopit, një palë dhëmbë të verdhë dhe të krimbur. “The New Republic” ka përdorur imazhin e princeshës së re të Britanisë së Madhe si një stereotip për të ilustruar një editorial politik dhe artistik rreth të ardhmes së Britanis. Fytyra e 30-vjeçares në sfondin e flamurit britanik, është shoqëruar me titullin: ‘Something’s Rotten. The Last Days of Britain’.

Në brendësi të revistës ka disa artikuj ku flitet për gjendjen e Mbretërisë së Bashkuar, këtë verë, në prag të Lojërave Olimpike që pritet të zhvillohen në fund të muajit korrik. Vitin e shkuar, princesha simpatike e Britanisë së Madhe shpenzoi disa mijëra paund për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të kuruar, që i kanë dhuruar asaj një buzëqeshje perfekte. Dentist që u mor me të është një specialist i vërtetë në fushën e tij dhe i dhuroi dukeshës së adhuruar dhe imituar nga shumë femra në të gjithë botën, një pamje tërësisht natyrale.
7 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)