Mendonim se kishim parë nga të gjitha gjërat në një transmetim direkt televiziv, pas ngjarjes së bujshme të ndodhur gjatë një debati politik që transmetohej live në Greqi, më 7 qershor të këtij viti, në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku Ilias Kasidiaris, deputet i partisë filonaziste greke “Agimi i Artë” humbi logjikën dhe sulmoi dy kolege të tij femra, ku përdori edhe grushtet ndaj tyre.
Por asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që gjatë një debati live politik, një nga të ftuarit të kishte nxjerrë pistoletën për të kërcënuar kundërshtarin politik me të cilin ishte duke debatuar.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në Jordani, ku Mohammed Shawabka, një deputet i këtij vendi, kundërshtarit që kishte përballë në debatin politik ku ishte ftuar të diskutonte, teksa ky i fundit ishte duke e kritikuar për veprimtarinë e vet politike, fillimisht i ka hedhur këpucën dhe më pas ka nxjerrë edhe pistoletën nga brezi dhe ia ka drejtuar në fytyrë. Është dashur ndërhyrja e moderatorit të emisionit që të ftoheshin disi gjakrat. Ndiqeni videon të plotë…





