Nëna e Michael Jackson gjendet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj

Nëna e Michael Jackson gjendet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj:

Gruaja nuk kishte lëvizur nga shtëpia e saj nga Arizona. Shkëputi komunikimin me familjen për një javë

Zgjidhet misteri: nëna e Michael Jackson, Katherine Jackson, nuk kishte lëvizur asnjë minutë nga shtëpia e saj në Arizona, ashtu siç e kishte këshilluar mjeku. Nipi i Jacko, Trent, kishte denoncuar zhdukjen e saj dy ditë më parë, pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj dhe në një moment që familja është përfshirë nga beteja e trashëgimisë. Zhdukja e Katherine, ishte konfirmuar edhe nga vajza e Michael Jackson, Paris, e cila kishte shkruar në Twitter: “Është e vërtetë, gjyshja ime është zhdukur. Nuk kam folur me të që prej një jave”. Gruaja i ka shkëputur lidhjet me familjen për një javë, por nuk ka lëvizur asnjë moment nga shtëpia.
23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Nëna e Michael Jackson gjendet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip