Muhammad Ali do të marrë çmim për punën humanitare

Legjenda e boksit, Muhammad Ali, do të nderohet për punën e tij humanitare, dy ditë para hapjes së Lojërave Olimpike.

Pas karrierës sportive, 70-vjeçari është angazhuar në dy projekte – ‘Muhammad Ali Center’ (që vizitorëve ua tregon vlerat e sportit dhe jetës) dhe ‘Parkinson Research Center’ (që lufton sëmundjen Parkinson, nga e cila vuan edhe vet Ali).

“Qëllimi i manifestimit të sivjetmë ‘Sports for Peace’ është që të transmetohen idealet olimpike dhe vlerat e Muhammad Ali”.

“Nuk ka njeri në botë që ka treguar vendosmëri të tillë në luftën për të drejtat e njeriut dhe paqen”, ka thënë presidenti i manifestimit, Jaka Bizilj.