Në mars të vitit 2011, mbrojtësit të Barcelonës iu largua një tumor në mëlçi, mirëpo pasi u kthye në fushë iu shfaqën probleme të tjera, ashtu që në prill të këtij viti u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike dhe transplantimit të mëlçisë.
Përkundër operacionit të rëndë, 32-vjeçari po stërvitet rregullisht dhe shpreson që një ditë të luajë sërish për ekipin e parë të Barcës.
“A do të mund të luajë përsëri? Nuk dua të them se është e pamundur. Gjithçka varet nga kapaciteti i tij. Normalisht, një njeri mesatar, josportist, kthehet në punë pas tri-gjashtë muajsh, nganjëherë edhe pas një viti. Abidalit si sportist do t’i nevojitet më pak kohë, sepse ai duron më shumë si sportist profesional”.
“Tre-gjashtë muajt e parë janë thelbësorë. E rëndësishme është që të mos ketë infeksione”, ka thënë Garcia-Valdecasas, i cili është edhe president i Organizatës ndërkombëtare për transplantimin e mëlçisë (ILTS).





