Marchisio: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Claudio Marchisio beson se Juventusi mund të shijojë një sezon të suksesshëm në Evropë nëse tregon vendosmëri.

“Juventusi do të jetë edhe më i fuqishëm se sezonin e kaluar, dhe po ashtu do të luftojë për Ligën e Kampionëve”.

“Askush nuk ka menduar se ne mund ta fitojmë Serie A pa humbur asnjë ndeshje. Ne mund të jemi të suksesshëm në Evropë nëse ruajmë të njëjtin shpirt që treguam vitin e kaluar”.

“Ne shpresojmë që Juventusi të rikthehet në majë të Evropës sërish. Gjëja më e rëndësishme është të besojmë në veten. Ju duhet të keni besim në kualitetet tuaja në çdo ndeshje, siç bëmë sezonin e kaluar”, ka thënë Marchisio.