Rossonerët kërkojnë përforcime në repartin e sulmit pas largimit të Zlatan Ibrahimovic drejt Paris Saint-Germain, dhe shpresonin ta siguronin Alexis në formë të huazimit njëvjeçar, me kusht për ta bërë transferimin të përhershëm në fund të sezonit.
Megjithatë, Barca ka mbyllur derën për biseda të mëtejme rreth kësaj çështje, pasi e sheh 23-vjeçarin si pjesë integrale të ekipit.
Alexis iu bashkua Barcës nga Udinese në verën e vitit 2011 dhe shënoi 12 gola në 25 paraqitje në La Liga në sezonin e tij të parë me klubin katalanas.





