“Mendoj se ai ia doli mirë në Euro. Po ashtu shpresoj që ato paraqitje t’i ndihmojnë atij të përmirësohet. Mendoj çdo herë kur ai luan mirë, si në Euro, është e rëndësishme për të pasi kjo i ndihmon atij me sjelljen. Pastaj ai mund të kuptojë se, nëse ai përmirëson sjelljet, ai mund ta bëjë më mirë punën e tij”.
“Me trupin dhe qasjen e tij, mendoj se ai mund të luajë si sulmues ose si anësor, andaj mendoj se ai mund të luajë në çdo pozitë. Ndoshta, për mua, ai është më i mirë si sulmues i parë. Por ne kemi katër sulmues, dhe nga këta katër sulmues vetëm Mario mund të luajë në krah”, ka deklaruar Mancini për Daily Mail.





