Tuttosport shkruan se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zhvilluar një bisedë qartësuese me Cassanon gjatë vikendit, në përpjekje për ta rimotivuar sulmuesin problematik.
Cassano nuk është ndarë i impresionuar dhe ia ka bërë të qartë se ai do të ndjehet i sigurt te Milani vetëm nëse kontrata e tij ripërtërihet.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, duket i lodhur dhe është i gatshëm ta shesë Cassanon nëse në adresë të tij arrin një ofertë e duhur.





