La Stampa bën të ditur se Juve e ka shndërruar Dzekon në cakun kryesor të verës pasi është lodhur duke kërkuar sulmuesin e Arsenalit, Robin van Perse, dhe atë të Fiorentinës, Stevan Jovetic. Juve ka ofruar 20 milionë euro për Dzekon këtë javë, por drejtuesit e Cityt mendohet se e kanë refuzuar atë.
Megjithatë, drejtuesit e Bianconerëve janë të bindur se City ka ca hapësira për të manovruar duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve që ka dhe se disa duhet të largohen.
City pagoi 35 milionë euro për Dzekon, por oferta e Juves është më e mira në adresë të klubit anglez për të shitur lojtarin.





