Ibra lavdëron bashkëlojtarët

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se ai tashmë ndjehet si në shtëpi te Paris Saint-Germain, pasi ka marrë mirëseardhje të ngrohta nga bashkëlojtarët.

Suedezi, i cili kompletoi transferimin nga Milani javën e kaluar, ka filluar përgatitjet para-sezonale vetëm të martën, por pritet të luajë në ndeshjen miqësore të së shtunës ndaj DC United.

“Ende është para-sezon, andaj duhet ta rikthej formën. Por ndjehem mirë, edhe kam udhëtuar sot, andaj jam ca i lodhur. Por e kam pritur këtë ditë që kur nënshkrova, për të pasur seancën e parë stërvitore dhe për të takuar bashkëlotjarët e mi”.

“Jam i lumtur pasi ky është një grup i këndshëm. Kam këtu më pak se një ditë dhe tashmë ndjehem pjesë e ekipit për shkak të tyre”, ka thënë Ibra.