GREQI Banorët mund të kërkojnë referendum për t’u shkëputur nga Greqia

Shumë grekë do të preferonin të dilnin nga Eurozona, ndërsa të tjerë po mendojnë të “dalin” nga Greqia. Ishulli i Ikarit, përballë brigjeve turke, mund të vendosë për të kërkuar autonominë. Në të vërtetë, ajo që e lidh me Athinën është vetëm një traktat 100-vjeçar i hartuar në vitin 1912, që tanimë është në prag të përfundimit. Për më tepër jo të gjithë janë të bindur se është e nevojshme të ratifikojnë një marrëveshje të re. Janë të shumtë ata që kërkojnë një referendum për të zgjedhur nëse do të vazhdojnë të qeverisen nga Greqia apo të bëhen të pavarur. “Qeveria, për shumë vite, na ka harruar. Nëse tani nuk vendos të na garantojë një spital dhe rrugë të reja, mund të vendosim të shkëputemi nga Athina”, thonë ata. Një zgjedhje që në vetvete përbën një lloj rebelimi. Ishulli i Ikarit mori pavarësinë nga perandoria osmane pikërisht më 17 korrikun e 100 viteve më parë, kur aty nisi një revolucion që i lejoi vendasit të çliroheshin nga turqit, që në të njëjtën kohë ishin të përfshirë edhe në luftën e Libisë kundër Italisë. Ushtria e vogël turke që kontrollonte ishullin u dëbua nga rebelët e udhëhequr nga Georgios Spanos, që humbi jetën në atë betejë, i shpallur hero vendas. Por ishulli u aneksua menjëherë nga Greqia, që në atë vit ishte përfshirë në Luftërat Ballkanike. Ishte një periudhë 5-mujore, gjatë së cilës Ikari mbeti i pavarur. Në Athinë ky paralajmërim konsiderohet si një “shpërthim” për të marrë diçka nga qeveria në këtë kohë krize. Por në ishull është e pranishme ndjenja kundër monedhës së përbashkët europiane. Në vitet e regjimit të kolonelëve, ishulli përdorej si kufi për disidentët komunistë, që gjetën këtu mbështetës: KKE (Partia Komuniste Greke) ka siguruar gjithmonë 30 për qind të votave. Por edhe pse kërcënimi ndaj Athinës duket më tepër si pretekst, Ikari ka argumente të vlefshme për ta mbajtur në lojë “qeverinë”. Përveç problemit mediatik që do të shkaktonte ndarja e një ishulli, ka arsye të forta ekonomike që i shtyjnë banorët e ishullit për të kërkuar ndarjen. Deti i Ikarit është një ndër vendet ku peshkohet më shumë në Greqi dhe furnizon një pjesë të mirë të tregut grek me prodhime deti. Dëmet që do t’i shkaktonte ky sektor ekonomisë greke do të ishin kolosale dhe njëkohësisht vendimtare për qeverinë greke që t’i përgjigjet kërkesave të tyre. Në ishull jetojmë më shumë se 8 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve mendon: “Mund të kërkojmë aneksimin nga një tjetër shtet: jo nga Turqia, por nga Austria”.
Dëshira Në ishull jetojmë më shumë se 8 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve mendon: “Mund të kërkojmë aneksimin nga një tjetër shtet: jo nga Turqia, por nga Austria”
Kërkesat “Qeveria, për shumë vite, na ka harruar. Nëse tani nuk vendos të na garantojë një spital dhe rrugë të reja, mund të vendosim të shkëputemi nga Athina”, thonë ata