Ne nje prononcim per “News 24″, dekania e fakultetit, Klodeta Dibra e cileson te pamotivuar nje vendim te tille, duke shtuar se vetem pak kohe me pare eshte kerkuar nga rektorati shtim i stafit.
“Departamenti i Gjuhës Angleze ka 50 persona staf pedagog dhe shkrutimi bëhet fjalë për të hequr 28 pedagogë, për të mbajtur 22 pedagogë. Krijimi i këtyre bërthamave të çdo Fakulteti duke marrë stafin pedagogjik nga stafi i Gjuhëve të Huaja natyrisht lë një boshllëk dhe një vakum shumë të madh sepse unë në tetor gjendem para një pikëpyetjeje shumë të madhe, kush do më japë mësim?”- thote ajo.
Sipas saj, 2/3 e lëndëve e ciklit të parë dhe të dytë nëse ikin një numër i konsideruar i pedagogëve sepse është më shumë se 50% mbetet pa mbulim nga stafi.
“ Ende asnjë reagim, ende asnjë komunikim qoftë për të kërkuar edhe disa sqarime. Kjo është shumë shqetësuese sepse sezoni i verës po vjen, është mbyllur procesi mësimor dhe po mbyllet edhe procesi i provimeve. Pedagogët ndërkohë janë shumë të shqetësuar”,- thote ajo.





