21-vjeçari iu bashkua Bluve këtë verë nga Lille për një shumë prej 32 milionë funtesh, ndërsa ka të tillë që e krahasojnë me superyllin e Barcelonës.
“Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe është një ekzagjerim të thuhet se unë mund të jem aq i mirë”.
“Mirëpo, jam i lumtur nëse njerëzit shohin ngjashmëri në mes nesh, ndërsa krahasimi me Messin më bën të mendoj për atë që mund të arrij me Chelsean”, ka deklaruar belgu për The Sun.





