Gjatë ndeshjes mes dy skuadrave në ‘Trofeo TIM’, thuhet se Bonera e ka pyetur Matrin nëse do t’iu bashkohej Rossonerëve.
“A do të vish te Milani”, besohet të ketë pyetur lojtari rossoner.
“Do të shoh”, thuhet të ketë qenë përgjigja e sulmuesit bardhezi.
Edhe pse është pritur që Matri të shkëlqejë te Zonja e Vjetër, Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi klasi, prandaj e ka vënë 27-vjeçarin në listën e lojtarëve për t’u larguar.
Nga ana tjetër, Milani është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Zlatan Ibrahimovic drejt Paris Saint-Germain.





