FOTO REPORTAZH: Dhe ja ku vjen Bujari në krye të shtetit

FOTO REPORTAZH: Dhe ja ku vjen Bujari në krye të shtetit:
Agjencitë e huaja nuk kanë preferuar të japin shumë hapësirë për inaugurimin e Bujar Nishanit si president i shqiptarëve. Associated Press shkruan shkurtimisht se u betua në detyrë dhe se njihet si njeri i afërt i Berishës. Agjencia AFP u interesua më herët për të mësuar se si do ia bëjë Nishani që të ruajë distancë nga Berisha dhe mori premtimin se ai do jetë i paanshëm.
Këto janë momentet kur Nishani takohet me Bamir Topin, presidentin në largim, mban fjalimin, përcjell Topin dhe zonjën e tij dhe kthehet për të realizuar foton me familjen e tij, gruan Odeta dhe fëmijët Fiona dhe Ersi.