Federer shkruan historinë

Tenisti zvicëran, Roger Federer, e ka dëshmuar statusin e tenistit më të mirë në histori, pasi ka arritur ta fitojë titullin e shtatë të Wimbledonit, duke mposhtur në finale britanikun Andy Murray.

30 vjeçari shfaqi një paraqitje fantastike në Centre Court, për të barazuar rekordin e Pete Sampras dhe për të fituar përsëri vendin e parë në ranglistën ATP si tenisti numër një në botë.

Federer fitoi me rezultat 3-1 (4-6, 7-5, 6-3 dhe 6-4), për ta përlotur britanikun, i cili e humbi grand-slam finalen e tij të katërt në karrierë.

Askush nuk e ka menduar se Federer do të fitonte këtë edicion në Wimbledon, por forma e tij ishte e jashtëzakonshme, duke mposhtur edhe Djokovicin, i cili deri sot ishte më i miri në botë, por jo më...