De Jong në radarin e Bayernit

Nigel de Jong mund të jetë në rrugë drejt largimit nga Manchester City këtë verë, me Bayern Munich që ka shfaqur interes për të nënshkruar me mesfushorin.

Telegraaf-i holandez raporton se gjigantët nga Bundesliga janë duke kërkuar një mesfushor të ri dhe më herët janë lidhur me lojtarë si Javi Martines dhe Lars Bender. Megjithatë, bavarezët tash kanë kthyer vëmendjen kah De Jong, pasi kërkojnë alternativa më të lira.

27-vjeçari iu bashkua Cityt nga Hamburgu në janar të vitit 2009 dhe shpejt u bë anëtar i rëndësishëm i ekipit të Roberto Mancinit. Megjithatë ai humbi pozitën startuese sezonin e kaluar dhe tash është i gatshëm të largohet në kërkim të një ekipi ku mund të luajë më shuamë.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe një ofertë në vlerën e 10 milionë eurove mund të jetë e mjaftueshme për ta blerë atë.