Alves: Askush nuk krahasohet me Messin

Dani Alves ka gjetur kohë të lavdërojë bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi, duke thënë se argjentinasi nuk mund të krahasohet me askënd.

“Ju nuk mund ta krahasoni Messin me askënd për momentin”, ka thënë braziliani gjatë një konference shtypi, para se të thotë se dëshiron ta shohë edhe yllin e Santos, Neymar, te Barcelona.

“Do të doja të ndaj dhomën e veshjeve edhe me Messi edhe me Neymar”, ka thënë më tej mbrojtësi brazilian.

Barcelona fillon sezonin e ri 2012/13 kundër Real Sociedad më 18 gusht.

Related Posts: