Casillas kishte deklaruar ditë më parë se ai respekton shumë Pep Guardiolën dhe sukseset e tij me Barcelonën, ndërsa kjo deklaratë nuk është pritur mirë në qarqet ultras të Real Madridit, por jo vetëm këtu.
Mediat spanjolle besojnë se Casillas është duke i rrezikuar relacionet e tij me Jose Mourinhon, pasi tashmë dihet qëndrimi i portugezit ndaj klubit katalanas. Ai edhe kishte ndikuar te lojtarët që të mos lëvdonin Barcelonën, por kjo nuk ka ndodhur me kapitenin, i cili sipas mediave spanjolle mund të ketë probleme.





