“Modric është lojtar i madh. Jam i ngazëllyer që ai mund t’i bashkohet Real Madridit. Ne kemi shumë mesfushorë të mirë, kështu që ata mund të garojnë për një vend në përbërjen e parë”, ka theksuar Arbeloa.
Diçka më i ftohtë ishte Pepe, i cili thjesht tha se Modric është lojtar i mirë.
“Unë e di se ai është lojtar i mirë”, ka deklaruar Pepe.
Real Madridi është pranë transferimit të mesfushorit kroat, i cili besohet se do t’i kushtojë Los Blancos hiç më pak se 40 milionë euro.