“Ata janë ekip. Ata nuk janë vetëm Ronaldo, i cili është vetëm një sulmues i mirë që ju duhet të mbani vëmendjen dhe natyrisht edhe Nani është lojtar i fortë ashtu sikurse Moutinho dhe Meireles”.
“Që të dy këta të fundit janë të shpejtë me topin në mesfushë. Ata janë ekip i mirë dhe pos kësaj, ata janë të fortë në mbrojtje. Do të jetë ndeshje e vështirë”, ka thënë Xavi.





