“Ndeshja e sotme nuk është një ndeshje mes Ronaldos dhe Barcelonës. Kjo nuk është në mendjen tonë. Ne e dimë mirë se do të jetë ndeshje mes Spanjës dhe Portugalisë. Ne të gjithë duam të jemi më të mirët për ekipet tona dhe kjo është e tëra. Ne do të luajmë lojën tonë dhe ata lojën e tyre”.
“Portugalia ka ekip të mirë me shumë potencial. Ata nuk luajnë lojën që ju prisni prej tyre. Ata kanë lojtarë të mëdhenj në mesfushë dhe një sulm shumë të pa parashikueshëm”, është shprehur Fabregas.





