Vetë-kontrolli i gjirit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Të gjitha femrat mund të dallojnë sëmundjen nëpërmjet prekjes së herëpashershme të gjinjve duke vënë re dallimet që mund të pësojnë. 

Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. 

Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, 7 deri në 10 ditë pas kalimit të periodave, mbasi gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të të ngatërrojnë. 

Në periudhën e menopauzës (mbarimit të periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji, me qëllim që të jetë më e lehtë për tu kujtuar.