I gjithë ekipi i Anglisë ka arritur të ketë vetëm 11 goditje në portë nga katër ndeshjet e zhvilluara në Euro 2012, një statistikë tmerruese kjo.
Më të tmerrshme e bën fakti se vet Cristiano Ronaldo ka pasur 13 goditje në kornizë të portës në katër ndeshjet e zhvilluara në Euro 2012, duke u dëshmuar kështu më i mirë se sa i gjithë ekipi i Anglisë.
Vlen të përmendet po ashtu se Anglia absolutisht nuk e meritoi kalimin në gjysmëfinale, kjo për shkak të rasteve të shumta ta lëshuara nga Italia, që pati gjithsej 20 goditje në kornizën e portës së Joe Hart – dhe kjo vetëm për një ndeshje, kurse Anglia arriti vetëm gjysmën e këtyre goditjeve për plot katër ndeshje.
Kështu, edhe nga Hëna vërehet se një luan portugez nga Lisbona është më i rrezikshëm se sa Tri Luanët e bashkuar të Londrës.
Italia takohet me Gjermaninë në gjysmëfinale të enjtën, kurse sonte mbrëma vazhdon ëndrra portugeze e Cristiano Ronaldos ndaj rivalit të përbetuar, Spanjës.





