“Nëse është i lënduar, ai nuk mund të luajë, përndryshe nuk shoh ndonjë zëvendësim për të”.
“As Toni Kroos e as Lars Bender nuk mund ta zëvendësojnë në mënyrë adekuate atë si lojtar dhe mbi të gjitha si personalitet. Schweinsteiger është i nevojshëm”, ka thënë Magath.
Trajneri gjerman po ashtu ka përmendur Andrea Pirlon si kërcënimin kryesor për Gjermaninë para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2012 që zhvillohet të enjten.





