Mediat angleze bëjnë të ditur se Tottenhami është duke kërkuar dy sulmues të rinj.
Kryetari i bordit Daniel Levy ka eksploruar mundësinë për të nënshkruar me Huntelaar, 28-vjeçar, kontrata e të cilit ka një klauzolë blerëse në vlerën e 17 milionë funteve.
Huntelaar shënoi 29 gola në 32 ndeshje në Bundesliga sezonin e kaluar dhe Levy është duke menduar ta përfshijë mesfushorin Rafael van der Vaart, për të cilin ka shprehur interesin klubi gjerman.





