Tuttosport shkruan se Berlusconi është takuar me Allegrin dhe ia ka bërë të qartë se ai dëshiron që Milani të luajë me formacion 4-3-3.
Pronari i Milanit thotë se suksesi i klubit është ndërtuar në një sistem të tillë dhe dëshiron t’i shohë Zlatan Ibrahimovic, Alexandre Pato dhe Antonio Cassanon që të tre në 11-shen e parë sezonin e ardhshëm.





