SISTEMI REPRODUKTIV I GRUAS

Sistemi reproduktiv i gruas përbëhet nga mitra, kanalet e Fallopit dhe vezoret. 

Mitra është një organ i kthyer në formë të dardhës me një shtresë të brendshme të quajtur endometrium, e cili ripërtërihet çdo muaj me rastin e gjakderdhjes gjatë ciklit menstrual. 

Vezoret janë përgjegjëse për pjekjen (maturimin) e qelizave vezë dhe përcjelljen e tyre deri te kanalet e Fallopit. Gjersa kanalet e Fallopit e lidhin mitrën me vezoret.

 Qelizat e pjekura vezë të liruara me rastin e ovulacionit nga vezoret transferohen deri te kanalet e Fallopit ku takohen me spermatozoidet për fekondim.